Para se Fationi të largohej përfundimisht nga “Për’Puthen” hodhi akuza të forta kundrejt Melisës.
Ishte i pari ai që ngriti dyshime për lídhje të fshéhtë mes saj dhe Andit e madje Fationi u shpreh i bindur se ata të dy kishin kryer marrëdhénie bashkë.
Asokohe Melisa nuk e pranoi këtë gjë, madje u shpreh se për shkak të akùzave të pavërteta të Fationit kishte debàtuar edhe me të ëmën e se nuk fliste më me të.
Si përfundim doli se fjalët e Fationit kishin qenë të vërteta, duke qenë se vetëm pak ditë më parë Melisa dhe Andi pranuan publikisht marrëdhënien e tyre.
Melisa publikoi këngën e re “Leje” dhe videoklipi mbyllet me një puthje pasionante mes saj dhe Andit. Por çfarë ka për të thënë Fationi tani që fjalët e tij u vërtetuan?
Dikush ka shkruar në Instagram se i vjen keq që Fationin nuk e besuam atë kohë, sepsen jë pjesë e publikut ju kthye kundra për akuzat që hodhi kundrejt Melisës.
Kështu, Fationi është detyruar të flasë në lídhje me këtë çështje e t’i japë fund një herë e mirë.
Ai shprehet se është i lumtur që nëna e Melisës e ka kuptuar se ai nuk ka gënjyer dhe i ka uruar çiftit sa më shumë fat.
“S’dua të merrem me këtë çështje, sepse e kam lënë me kohë, por një gjë do e them dhe e mbyll këtu. Për diçka jam i lumtur që edhe vetë mamaja e Melisës e mori vesh që unë po thosha të vërtetën dhe që kisha të drejtë dhe vajza e saj dinte ta bënte shumë mirë viktimën… mori vesh që si kisha faj. Tani sa për çiftin i uroj sa më shumë fat bashkë dhe të jenë të lumtur. E them me zemër”, shkruan Fationi.