Kur bëhet fjalë për makina, të gjithë e dimë se janë fíksimi më i madh i Noizy-t!
Në garazhin e tij ai numëron rreth 1 milion euro të shpénzuara me makina luksoze me vlerë marramendëse.
Dhurata perfekte për reperin janë makinat, si kur i merr vetë, ashtu edhe kur ia bën të tjerëve.
Së fundmi, ai i ka blerë babait të tij një makinë të re, një super “Benz” të cilin e ka ndarë me ndjekësit në InstaStory.
“Edhe 100 idhull”- shkruan Noizy që i ka zgjedhur babait të tij këtë dhuratë për 60-vjetorin.
Noizy po korr sukses të madh me këngën e fundit, “FREESTYLE”, të lancuar para pak ditësh.
Disa orë pasi publikoi projektin muzikor, ai arriti që menjëherë të kapë vendin e 10 top listat në Youtube në Italy.
Prej një karriere prej gati 17 vitesh mes Tiranës dhe Londrës, reperi shqiptar njihet edhe në Evropë.
Si fillim ai ironizon gjithë reperët dhe më pas tregon se si arriti me shumë punë këtu ku është sot.
“Sillma 1 reper këtu që din me bo rep, me tregu 1 histori a diçka nga jeta e vet. Vetëm femna, femna femna, sa të dua puçi, puçi, edhe Gucci, Gucci, edhe grosha edhe sushi.
S’di ça dreqin kanë këto tipa vetëm pytje, intervista hajde këtu t’ju jap lajmet”, shprehet Noizy në këngën e tij për kolegët.
Ai nuk e ka konsideruar këtë këngë si diss, ndonëse fjalët për reperët e tjerë janë shumë godítëse.