Nga 4 maji të gjithë shtetasit që vijnë në Shqipëri nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut janë të lirë dhe nuk do t’i nënshtrohen karantinës 2 javore.
Urdhri i nxjerrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për koronavirusin, që mban datën 19 Prill e përfundon afatin e tij këtë të hënë.
Në këtë mënyrë të gjithë shtetasit që do të hyjnë në vendin tonë nga data 4 maj nëpërmjet të gjitha rrugëve tokësore, detare apo ajrore, nuk kanë me detyrim për karantim.
Komiteti Teknik i Ekspertëve ende nuk është shprehur nëse do të ketë një vendim për shtyrje të këtij afati.
Në javën e fundit situata e përhapjes së koronavirusit, ashtu si në Shqipëri edhe në Maqedoninë e Veriut dhe në Greqi ka ardhur drejt përmirësimit.
Maqedonia e Veriut ka regjistruar në 24 orët e fundit 104 raste të reja me koronavirus, shifër kjo më e ulëta që nga Shtatori i 2020.
E ndërsa në Greqi rastet e reja kane rënë në 1 mijë, duke bërë që dhe shteti grek të lirojë masat e vendosura më herët.