Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zgjedhur që këtë fundjavë ta kalojë në Shqipëri.
Zonja Osmani është ndalur në një restorant në Fishtë të Lezhës, ku ka shijuar gatimin tradicional të zonës dhe motin e ngrohtë që ka karakterizuar Shqipërinë ditëve të fundit.
Ndërkohë këtë fundjavë më shumë se 32 mijë qytetarë nga e gjithë Kosova kanë hyrë në Shqipëri. Edhe pse në kohë pand emia, kjo nuk i ka ndaluar që ata të udhëtojnë drejte Shqipërisë. Të dy vendet së fundmi po shohin një përmirësim të lehtë për sa i përket Covid-19./abcnews.al/