



Presidenti i Republikës Ilir Meta, ndërsa ka publikuar një foto me bashkëshorten Monika Kryemadhi, ka uruar besimtarët ortodoksë për Ditën e Pashkëve.
Në kë ditë të shenjtë, presidenti uron mbarësi e shpresë në familjet shqiptare.
“Gëzuar Pashkën! Drita e kësaj Dite të Shenjtë të ngrohë zemrat dhe të ndriçojë gjithmonë familjet tuaja me shpresë, mbarësi dhe gëzim!”, shkruan Meta bashkangjitur fotos së publikuar.



