Inxhinierja e njohur Luljeta Bozo, e cila ishte pjesë e listës fituese të Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës, komentoi rezultatin që arriti.
Ajo tha se nuk e priste që të merrte 5.435 vota, e shtoi se fushatën e ka bërë në rrugë, jo në zyra elektorale e takime me njerëz të grumbulluar. Ajo shtoi se çdo ditë takohej me njerëz dhe shumica prej tyre, i premtonin mbështetjen.
Sakaq, ajo komentoi edhe deklaratat e bëra disa kohë më parë, kur ka thënë se koha e regjimit komunist ka pasur element të mira. Bozo theksoi se nuk është bërë pishman për atë deklaratë, sepse asokohe sipas saj, të gjithë qytetarët kanë punuar me ndershmëri për vendin.
Inxhinierja e njohur nënvizoi se ka dëshirë që edhe pensionistët të përfshihen në sektorë të ndryshëm, ku kanë potencial për të ndihmuar dhe të ndihen të dobishëm. Gjithashtu shtoi, se do të ngre zërin në Parlament për ta, sa i përket, rritjes së pensioneve.
E prisnit rezultatin?
Luljeta Bozo: Nuk prisja, isha kandidate pa zonë, mua më votonte i gjithë Qarku i Tiranës. Mua më votonte një qytetarë nga Kavaja, e deri në Paskuqan e Kamëz. Këtu kishte një paqartësi, sepse janë mësuar se do të kishe një zonë. Ishte herë e parë që nëse në çdo votim, sepse janë bërë shumë pas ’90-ës këtë herë votohej për kandidatin, kjo është e mirë. Elektorati nuk e dinte se kush ishin kandidatët. KQZ duhet të vijonte më shpejt dhe të bombardonte cilat do të ishin votat e vlefshme, ato tre raste të fiksoheshin, do të kishte vota më të vlefshme. Më thoshin ku e ke zyrën, i thoja e kam në rrugë. Takimet i bëj gjatë gjithë ditës, sepse takoj shumë. Njerëzit përveç që ishin shumë të gëzuar që kisha pranuar, më qanin hallin e tyre. Ata thoshin problemet e tyre. Nga tërmeti më njohu e gjithë Shqipëria, por problemet që shfaqen janë nga më të ndryshmet, për brezin e tretë është problem pensionet, ajo duhet zgjidhur se s’bën, është problemi që të rinjtë të mos na ikin jashtë. Ne kemi mundësi ti mbajmë këtu, duhet bërë një propagandë e tillë, jashtë s’është fushë me lule, i mungon klima dhe ambienti që je këtu, toka që të ushqen rrënjët dhe lulëzon.
Po me pensionet çfarë problemesh kishte?
Luljeta Bozo: Janë disa pensione që janë tepër të ulëta, ne i mbajmë lidhjet familjare dhe s’ka fëmijë të lë prindërit për bukën e gojës. Me aq sa marrin një pjesë të pensionistëve, nuk ia dalin. Rimbursimi i ilaçeve është gjë tjetër, duhet cilësi e fortë për ilaçet që futen. Me pensionistët duhet bërë që të kenë mundësi, sepse ka disa prej tyre që kanë qenë profesionistë dhe këtë gjë duhet ta transmetojnë. Shteti ndoshta s’i paguan, por unë kam dëshirë që ata që kanë bagazh, duhet të kontribuojnë për të mirën e vendit. Në lëmin e profesionit të ndryshme, profesioni i ndërtimit është kryesori. Këtë eksperiencë ata duhet ta transmetojnë, sepse ata do të ndihen të dobishëm dhe mund të paguhen me një shifër të vogël nga shteti. Janë idera, që i kam në mendjen time dhe kur mendoj që do të ngre një problem në Parlament, sepse kështu thotë Luljeta, jo, por sepse janë probleme të shoqërisë. Unë zhvillova disa emisione, aty më njohën, ne kaq jemi në Shqipëri, po të gërmosh ne dalim të njohur, kushërinj ose krushq. Daljet e mia gjatë kohës së tërmetit, që qetësova njerëzit, më pas takimet gjatë këtyre, më pas edhe rrjeti im shoqëror. Kam nxjerrë rreth 4 mijë 5 mijë inxhinierë, e ruajnë dashurinë për mua. Por edhe fis i madh. Kanë ndikuar të gjitha.