Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli kërkoi sërish sot largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë.
Në një deklaratë për mediat, Kadilli u shpreh se zgjedhjet ishin të padrejta, që nga ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe deri tek mbyllja e kufirit me Greqinë.
“Çdo provë duhet të ndëshkohet sipas ligjit. Çdo tensionin nuk i shërben demokrateve. Kërkoj mirëkuptimin e anëtareve të PD-së”, u shpreh Kadilli.
Kadilli shprehu edhe njëherë vendimin e tij për të kandiduar për të marrë drejtimin e partisë.
“Jam këtu për të rikonfirmuar vendimin tim për të kandiduar për kryetar të PD-së. Kërkoj dorëheqjen e Lulzim Bashës”, u shpreh ai.