



Jozefina Topalli ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë “Lëvizja për ndryshim”, pasi nuk mori asnjë mandat në zgjedhjet e 25 Prillit.
“Levizja per Ndryshim nuk ia doli per t’u bere faktor ne keto zgjedhje.
Por une deshiroj te falenderoj stafin, secilin prej kandidateve qe sfiduan klasen politike aktuale; te falenderoj te gjithe ata qe besuan. Duke u larguar nga drejtimi i kesaj Levizje uroj qe njerez patriot dhe te pakorruptuar te vazhdojne Levizjen per reformimin e se djathtes shqiptare”, ka njoftuar Topalli.



