



Jo vetëm një proces i gjatë, por edhe i lodhshëm ai i votimit gjatë ditës së sotme. Shumë prej aktorëve pjesëmarrës kanë qenë për orë të tëra larg familjarëve e angazhimeve të përditshme. Por për Morenën, nënë e re, roli i komisioneres është bërë edhe më i vështirë, për shkak të fëmijës.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ka siguruar momentin e jashtëzakonshëm të kësaj komisionereje në një prej qendrave të votimit në Tiranë.
Morenën po e priste bashkëshorti me foshnjën në krahë. Siç duket edhe në këto foto, ai e kishte sjellë vogëlushin për t’u ushqyer nga e ëma.
Pasi doli nga qendra 1875/1, KZAZ 36 në shkollën “Betim Muço”, Morena u ul në një prej stolave për t’i dhënë gji foshnjës dhe më pas u kthye sërish në detyrë.



