Është paraqitur në qendrën e votimit edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ai ka shkuar të votojë bashkë me bashkëshorten e tij. Berisha renditet i pesti në listën e Tiranës.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Fitorja ka fytyrën dhe bukurinë e kësaj dite të bekuar. Ftoj me këtë rast cdo qytetar të këtij vendi të firmosë ditën e sotme, një fitore madhështore për Shqipërinë dhe shqiptarët, të votojë për sakrificat e tij, për familjen, fëmijët, nipërit, mbesat, për emigrantët shqiptarë që një regjim në largim i bllokoi, u shpiku karantinën si një mjet politik për të mos lejuar votimin e tyre. Të votojnë për të gjithë ata të cilët i thonë lirisë liri dhe Shqipërisë Shqipëri. Deri tani votimi po ecën i sigurt drejt fitores me gjithë përpjekjet, e përpëlitjet anti-ligjore, të pamoralë, fitorja po bëhet cdo sekond dhe minutë më e madhe, më e bukur dhe më e fuqishme.