Informacion paraprak:

Më datë 25.04.2021, rreth orës 10:10, është marrë njoftim nga Komisioni i Qendës së Votimit Nr. 1767, e cila ndodhet në shkollën “Andon Zako Çajupi” se është bllokuar përkohësisht procesi i votimit, pasi nga anëtarët e Komisionit është konstatuar një shtetas që po fotografonte votën e tij.

Me vendimin Nr. 1 të datës 25.04.2021, të Qendrës së Votimit, është kërkuar ndihma e Poli cisë së Shtetit.

Pas marrjes së vendimit, shërb imet e Pol icisë të Komi sariatit të Pol icisë Nr. 4 kanë hyrë brenda qendrës dhe nga kryerja e veprimeve të para ka rezultuar se shtetasi G. S., 30 vjeç, pasi është regjistruar, ka marrë fletën e votimit dhe ka shkuar tek dhoma e fshehtë.

Pasi ka kryer veprimet, ka fotografuar votën e tij dhe ky veprim është parë nga anëtarët e Komisionit.

Shtetasit G. S. i është bllo kuar fleta e votimit dhe më pas nga sherbimet e Poli cisë është bërë shoqërimi i tij në amb ientet e Komi sa riatit, për veprime të metejshme het imore.

Në përfundim të veprimeve nga specialistët për Het imin e Kr imit në Kom isariatin e Po licisë Nr.4 u bë arre stimi në fl agrancë i shtetasit G. S., 30 vjeç, për vep rën pen ale “Shkelja e fshehtësisë së votës”.