Prenë Nikolli nga qyteti i Shkodrës, është sot 97-vjeç, por kjo nuk e ka pénguar t’u drejtohet kutive të votimit për të zgjedhur të preferuarin e saj.
Në një deklaratë për gazetarët ajo shprehet se ata që kanë të drejtën e votës duhet ta ushtrojnë atë. Pas procesit, ajo ka folur edhe përpara kamerave.
E moshuara ka bërë thirrje që të gjithë të marrin pjesë në votime. Më tej ajo ka theksuar se për të këto janë zgjedhjet e fundit dhe hera e fundit që voton.
Ndërkohë nuk shtroi procese përsa i përket vështirësive që mund të ketë hasur në procesin e votimit).
Sa je sot? (Jam 97-vjeçe. Ke votuar gjithmonë? (Po, po. Ke ardhur me votuar edhe sot? (Edhe sot për herë të fundit (qesh).
Çfarë mesazhi ke për ata që votojnë? (Gjithkujt ja plotësoftë Zoti dëshirën, ku të ketë dëshirë).
Duhet me ardhur me votuar edhe njerëzit e tjerë? (Po, kush ka të drejtë me votuar po).
Po për politikanët cfarë mesazhi keni? (S’di me u marrë me politikanët pash nderin).
Ju keni votuar gjithmonë? (Po. Ishte vështirë me votuar, procesi? (Atje vura një…sa me thënë).