Po ju prezantoj me dikë që sa herë i thua ‘ore, bëj mësimet…’, ‘po bëra mësimet do më çosh në Vlorë?’, ‘ore, shko bëj not…’, ‘po bëra not do më çosh në Vlorë?’

Ka qenë ky dialogu më i shpeshtë që Kryeministri Rama ka bërë me të birin këto ditë të fushatës derisa kreu i qeverisë e mbajti fjalën: “Ja ku e ke Vlorën”.

Jo vetëm që e çoi në Vlorë, por edhe e la të birin të flasë: aq pak dhe aq shumë sa Zaho i tha të gjitha: “Mirëmbrëma. Unë e dua Vlorën….”

Nga Vlora në Tiranë dhe më pas në “Open”. Kryeministri Rama ndau edhe emocionin që e shoqëroi në mbylljen e fushatës. Edhe pse Zaho nuk u duk se kishte emocione: “E ka shumë fiksim Vlorën, prandaj”. Por ai që pati emocione këtë herë ishte vetë Kryeministri Rama.

“Aty poshtë kur po e mbaja unë, thoshte: “Po unë do flas. Po ça do flasësh? Dua të flas edhe unë… Po ça do thuash? Dhe filloi të fliste, përgatitej… Nuk e di, nuk kishte emocione, nuk m’u duk të paktën”, – tha për Zahon, por e pati të vështirë të thoshte të njëjtën gjë për veten.

Pyetjes së Eni Vasilit nëse kishte qenë ai i emocionuar kur familja ishte ngjitur në podium, Rama konfirmoi:

“Po, e vërtetë është, e vërtetë. Sepse në atë moment e kupton sa borxhe u ke atyre që janë afër teje”