Pas dy vitesh bashkë, Bora Zemani dhe Donald Veshaj i kanë dhënë fund lidhjes. Dyshja i kanë fshirë të gjitha fotot pranë njëri-tjetrit, si dhe nuk ndiqen më në rrjete sociale.

“Prive” ka zbuluar se çifti po kalon një krizë dhe nuk dihet ende nëse ndarja është përfundimtare, ashtu siç nuk dihet arsyeja.

Përgjatë viteve, Donaldi dhe Bora janë grindur shpesh, por dashuria mes tyre ka triumfuar gjithmonë. Këtë herë si do të ndodhë?