Një qytetar ka dal në ballkon dhe ka thërritur “Rama ik”, teksa kryeministri mbante fjalimin e tij në njësinë nr.2 në Tiranë. Rama iu kthye me humor duke i thënë të ketë kujdes se mos binte dhe se nuk ja vlen të rrëzohej për Lulzim Bashën.

“Ore unë nuk iki, kujdes mos biesh ti. Se nuk ia vlen që të biesh për Lulin. Kujdes se patronazhistët të shikojnë. Hajde futu brenda tani, bravo bëri detyrën”