




Një video me një përmbajtje prekëse po bën xhiron e rrjetit në mediat shqiptare. Bëhet fjalë për një plagë të thellë të popullit shqiptar, siç është mërgimi, e cila pasqyrohet më së miri në videon që do të shikoni më poshtë.
Lot, gëzim dhe shumë përqafime janë fjalët kyçe në atë çfarë ndjeu e ëma e një të riu shqiptar e cila pa të birin pas 3 viteve emigrim në Angli. Ai vendosi t’u shfaqej familjarëve të tij i veshur si kamarier, pasi kishte disa vite që nuk i kishte parë duke i lënë totalisht të surprizuar. Teksa i riu i afrohet tavolinës me maskë për t’i marrë porosinë, e ëma e njeh direkt dhe i hidhet në qafë.




