Fjolla Morina është duke jetuar dy jetë në ekstremet e njëra-tjetrës. Nga njëra anë, këngëtarja po jeton e lumtur pranë bashkëshortit të saj, Fisnik Syla, me të cilin organizoi një ceremoni martese në Dubai pak javë më parë, dhe nga ana tjetër vijon të jetë në ndj ekje nga po licia.
Së fundi, prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka bërë kërkesë për shpalljen në kërkim ndërkombëtar për këngëtaren, e cila u dë nua më 25 mars nga Gjyk ata e Shkallës së Parë në Kukës me 6 vjet bu rgim për “tra fik të ar mëve dhe mun icionit”.
Morina, e cila u largua në fillim të këtij viti nga banesa në Kukës ku qëndronte në arr est shtëpie, ka qenë në kërkim vetëm në Shqipëri. Kërkesa, bashkë me materialin përkatës, është nisur të martën në drejtim të Prokurorisë së Përgjithshme dhe është fir mosur nga prokurori Edmond Karriqi. Prokuroria e Përgjithshme është ajo që vendos nëse kërkesa do të miratohet.