Anita Dervishi, kandidatja për deputete e Kujtim Gjuzit në qarkun e Durrësit e cila mbron siglën e Partisë Konservatore ka nisur që të dalë kundër bindjeve të kryetarit i cili është shumë tradicional dhe konservator, pasi në disa foto të postuara së fundi në Instagram është parë tejet provokuese dhe thuajse e zhveshur.
Dervishi ka nisur të bëjë ‘fushatë’ edhe në rrjetet sociale, ndërsa ka zgjedhur që votën e popullit ta fitojë përmes “hireve” të saj që i ekspozon në çdo moment të ditës përmes fotove dhe videove që ndan me ndjekësit e saj. Siç shihet edhe në fotot e bëra së fundi nga kandidatja e Gjuzit, format e saj trupore vihen në pah kudo, ndërsa nuk lë vend për imagjinatë.