Kryeministri Rama i ftuar në “E diell”, në një intervistë përballë Edi Manushit, u ndal edhe tek familja duke treguar se darkat i kalojnë bashkë dhe gatimi i Lindës i kujton nënën përmes aromës dhe shijes

Me humor, Rama nuk ka hezituar të përmendë edhe historinë e patronazhistëve duke thënë për Rean se doli e lëkundur.

“Rea tek kjo historia e patronazhistëve del e lëkundur. Linda kujdeset që herë pas here ne të bëjmë këtë gjë dhe është vërtetë shumë e këndshme se janë personazhe me humor të gjithë. Darkat janë me humor të gjitha falë humorit të Gregut, të Zahos dhe Reas.

Kam pas gatuar shumë por tani është komplet fusha e Lindës, ka pasur marrëdhënie të jashtëzakonshme me time më. Ndonjëherë për ta ngacmuar Lindën thoja që Aneta është e paarritshme, por një nga gjërat e jashtëzakonshme që bën është se ma kujton time më përmes aromës dhe shijes së asaj që gatuan”, tha Rama.