Presidenti Ilir Meta është shprehur se patronazhistët nuk kanë kursyer as vajzën e tij të vogël, të cilën e ka pikë të dobët. Ai tha se i kanë dërguar një lajm të një agjencie lajmesh që shkruante se kishte sul muar gruan e Damian Gjiknurit. Më tej, theksoi se vajza i shkruan që të mos pijë shumë dhe të mos merret me gruan e tjetrit.

“Patronazhistët, duke e ditur pikën e dobët, më ngacmojnë vajzë e vogël dhe ajo më thotë “babi mos pi më, mos u merr me gruan e tjetrit”, se i kishin çuar lajmin “ta marr vesh Damiani me gruan e tij”, unë thashë me “Gurunë”, se unë nuk jam mësuar të merrem me gratë e tjerëve apo të shokëve. Ja shiko lajmin më tha. I them Tedit ta shikonte se mos kisha bërë ndonjë lapsus, por në të vërtetë kisha thënë ‘Gurusë’. I çojnë gocës lajme thuaji babit të qetësohet, të ruajë figurën e presidentit”, tha Meta.