Princi i “Përputhen” ka publikuar një këngë në kanalin e tij të Youtube dhe gjejeni çfarë? Kënga është një diss për Jasminën, të cilën e ka akuzuar shpesh në studio si materialiste.

“Ah moj Jasmina më more mendt e mia. Hipa te ai Benzi e s’doja më t’ja dija. Lëre se nuk është për ty më thoshte dhe shoqnia, por gropëzën tek mjekra nga afër do ta shihja. I ke hak rolet në filma Hollywoodi, bukuri po e me aktrim ta fut ti. Bashkë në helikopter me shëtit në Ballkan, se mu shtire vullkan pastaj m’dole kallkan. Zemrën ma ndeze, por tani vetë e fika po ti paske pas sytë nga Amerika. Unë s’jam peshk, por i sinqertë dhe kampion je mësu me lepura, luan nuk përballon. S’ta ka marrë mendja, këtë story e kthej në hit, tjeter dimension unë jetoj përditë. Ti je vajzë e ëmbël por tepër dinake. E gëzofsh green kartën, bye torollake”, shprehet Princi për Jasminën.

Kujtojmë se sipas Princit, Jasmina është me Andin vetëm për shkak se ai ka letra amerikane.