Kryedemokrati Lulzim Basha e ka mbyllur këtë të premte me disa të rinj në qytetin e Dibrës. Në një video të publikuar në profilin e kryedemokratit, dëgjohen të rinjtë që thërrasin në kor “Rama ik, e duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Ndërkohë që vetë Basha shprehet se ky është një bashkim i jashtëzakonshëm i dibranëve që janë gati për ndryshim.

“Ju përshëndes. Jam me qindra të rinj të cilët ndodhen këtu. Në Dibër, në mesin e dibranëve.

Kam kënaqësinë të ju uroj një mbrëmje sa më të këndshme nga ky bashkim i jashtëzakonshëm i dibranëve që kanë gati për ndryshim”, shprehet Basha./mv.abcnews.al