Modelja Kejvina Kthella është një ndër emrat më të njohur e të komentuar të showbiz-it, e cila tërheq shpesh vëmendjen me pòzat e saj në rrjete sociale.
Së fundmi, bukuroshja ka ndarë me ndjékësit e saj në InstaStory një foto me reperin e njohur ndërkombëtar.
Ajo u shfaq në një klub nate së bashku me French Montana, por siç duket kjo ka qenë një shkrépje e rastësishme.
“Nuk ka rëndësi sa keq kam dalë”, ka shkruar modelja krahas fotos.
Në llogarinë e Kejvinës në Instagram shohim shpesh poza pròvòkuese, ku tregon linjat séksi e format bombastike që shumica ia kanë zili.
Shumë herë modelen e kanë akùzuar për photoshop, duke pretenduar se ajo nuk është fiks ashtu siç shfaqet në foto.
Këto komente Kejvina i ka marrë gjithmonë me sportivitet dhe më herët i ka vendosur pikat mbi “i” të gjitha këtyre fjalëve. Me një video të publikuar në InstaStory, modelja i ka bërë të gjithë të flasin me vete teksa ka treguar trupin në një video ku s’mund të bënte photoshop.
“Photoshop”– shkruan Kejvina, shoqëruar me një emoji ku duket se bën humor.
Kohë më parë, Kejvina mori vëmendjen e të gjithëve në rrjete sociale pasi fansat i gjetën sozinë e saj, duke e krahasuar me yllin e “Keeping Up With the Kardashians”, Khloe-n.