Ditën e djeshme në rrjet qarkulloi një video në të cilën Ola dhe Jasmina shiheshin duke dalë nga i njëjti pallat. (Lexo ketu) Burime për “Dritare.net” thanë se vajzat jetojnë në një banesë, por si është e vërteta?

Dy konkurrentet kanë bërë reagimin e tyre në aplikacionin e “Përputhen”. Ato i kanë mohuar lajmet në fjalë, madje Ola ka treguar dhe kontratën e qirasë.

Reagimi i Jasminës:

‘Unë dhe personi në fjalë kemi dalë nga i njëjti pallat. Nuk e dija që kishte ndryshuar shtëpi e para dhe e dyta kam mesazhe, voice, kam dhe shumë persona që vërtetojnë që unë kam qenë në tjetër vend dhe jo në të njëjtën banesë me…ia harrova emrin…me Olën. Nuk besoj se duhet të jap sqarime të mëtejshme sepse unë shkoj për punët e mia personale, se jeton dhe dikush tjetër, sepse unë përballë kam shtëpinë time, pra nuk të jap llogari sepse kam tre vjet që jetoj në atë lagje. Normal që do jem komode, normal që do zbres poshtë të marr ushqim sepse aktualisht jeton një person i njohur i imi, familjar me mua, po të doni e bëj publike dhe emrin. Mbi të gjitha nuk jam unë me Olën, jemi thjesht ne në të njëjtin vend. Rastësitë në jetë mund të ekzistojnë pafund. Pra jeni duke më kërkuar llogari se përse rastisa në të njëjtin vend që ka qenë dhe ajo dhe pse kam zbritur të marr ushqim kur dhe ajo ka marrë ushqim, është sikur të më thoni pse merr frymë kur dhe ajo merr frymë”.