Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Mihrije Braha pyetet shpesh për sekretin e rinisë së saj dhe këtë herë ajo ka vendosur ta ndajë me të gjithë.
Në një lidhje Skype për emisionin “Wake Up”, Mihrija tregoi se ka tre sekrete sesi ka arritur që 53 vjeç të duket ende kaq e re dhe e freskët.
Sekretet janë: Gjumi i mirë, mendime pozitive dhe regjim ushqimor.
“Bëj gjumin shumë të mirë. Mendoj vetëm pozitivisht, nuk ja dua askujt të keqen. Nuk dua të dëgjoj lajme të këqija. Kurrë nuk kërkoj të marr aq sa jap në shoqëri dhe jo vetëm. Nuk bëj palestër, por mundohem me mbaj peshën me regjim ushqimor”, tha Mihrija.