Ekspozimi i vazhdueshëm në diell, çrregullimet hormonale dhe përdorimi i produkteve kozmetike jo cilësore janë disa prej shkaqeve kryesore që çojnë në shfaqjen e njollave kafe në fytyrë.

Por nga se shkaktohet ky problem aspak estetik? Gjithçka lidhet me mbiprodhimin e melaninës. Melanina dhe qelizat përgjegjëse për prodhimin e saj (melanocitet) janë përgjegjëset e drejtpërdrejta për pigmentin (ngjyrën) e lëkurës.

Nqs jeni lodhur me trajtimet e shtranjta dhe aspak efketive, Living ju propozon dy super maska të cilat mund t?i përdorni në çdo kohë.

1.Maskë me lëng limoni dhe majdanoz: Për të realizuar këtë trajtim ju duhen 2 limonë dhe 2 tufa majdanoz. Lani fillimisht me ujë të pastër majdanozin dhe pasi të keni hequr kërcellin ose gjethet e dëmtuara kalojeni në frulator derisa të bëhet një masë kremoze.

Këtë masë në trajtë pureje vendoseni në një vazo të vogël qelqi dhe shtoni lëngun e shtry dhur të limonit. Përziejini me njëri-tjetrin dhe më pas aplikojeni në zonat ku keni njolla kafe.

Theksojmë që fytyra duhet të jetë e larë dhe e thatë paraprakisht. Lëreni trajtimin e mësipërm të veprojë për 15-20 minuta dhe në fund lani fytyrën me ujë të vakët. Këshillohet që ky trajtim të bëhet 2 herë në javë dhe natën, pasi acidi citrik që gjendet tek limoni dhe vitamina C mund të ndërveprojnë me rrezet e diellit.

2.Maskë me karotë dhe vezë: Kjo është një ndër maskat më efektive, rezultatet e të cilës do t?ju lënë gojëhapur brenda një periudhe shumë të shkurtër.

Si veza dhe karota janë të pasura me vitamina esenciale, përbërës me veti antiinflamatore që lu. ftojnë veprimin e radikaleve të lira dhe agjentëve të tjerë të jashtëm në fytyrë, antioksidantë dhe vitamina.

Pa harruar edhe beta-karotenin që mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme të diellit.

Merrni 1 karotë mesatare, qërojeni dhe priteni në kubikë të vegjël. Më pas kalojeni në frulator dhe pasi të jetë bërë si pure shtoni 2 vezët.

Vazhdoni përzierjen me dorë derisa masa të bëhet homogjene dhe aplikojeni në gjithë fytyrën. Fillimisht do të ndjeni një efekt shtrëngues, por asgjë për t’u s.hqetësuar

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur