Kemi parë plot raste kur personazhet publikë shqiptarë janë prekur nga komentet e rënda të ndjekësve të tyre dhe i janë kthyer si mos më keq.
Por, ky nuk është rasti i partneres së Ledrit, Sara Hoxhës.
Edhe asaj i ndodhi diçka e tillë teksa bashkëbisedonte me ndjekësit e saj në InstaStory.
Dikush mendoi se Sara i kishte buzët të bëra dhe e ofendoi rëndë, ndërsa partnerja e reperit s’ngurroi ta publikonte mesazhin e saj dhe t’i kthente një përgjigje publike.
Ndryshe nga rastet e tjera që kemi parë rreth e rrotull, Sara s’u mërzit aspak nga komenti i papërshtatshëm ku buzët e saj i krahasonin me të pasmet e majmunit.
“Nuk i kam bërë por faleminderit.”- iu përgjigj ajo gjithë lezet, duke dhënë një shembull të mirë për këdo që e ndjek.
Sot, Sara foli edhe për planet e saj për fëmijën e dytë, që e do padiskutim vajzë.
Më herët, Sara ka treguar për ndjekësit e saj se ka pasur momente “down” pas lindjes, megjithatë gjithçka ka kaluar me kohën.
“Shumë, por e di që thonë se çdo gjë kalon dhe harrohet? Shumë e vërtetë!”, i përgjigjet Sara, duke i dhënë kështu një këshillë të gjitha nënave të reja ose vajzave që presin të bëhen shumë shpejt nëna.