Ana dhe Arsimi janë çift e kjo nuk ka më dyshim pas fotove e videove ku dy ish-konkurrentët e “Përputhen” janë kapur mat. Madje tani duket se kanë vendosur të mos fshihen më nga sytë e publikut dhe Arsimi e ka pranuar hapur që i mungon Ana.
Së fundmi ish-konkurrenti udhëtoi për në Zvicër për të takuar djalin dhe vogëlushi i ka dërguar një videomesazh partneres së babit.
“Të dua shumë”, dëgjohet të thotë Lion, video të cilën e ka ndarë edhe Ana.
“Lion, ti je dashuri dhe Ana të do shumë i bukuri im”, shkruan ajo.