Olsi Bylyku dhe Egli Tako zyrtarizuan lídhjen e tyre para disa kohësh, duke u bërë një nga çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptar.

Ata shpesh ndajnë video gazmore me ndjékësit, duke treguar rreth marrëdhénies së tyre veshur me nota humori, sikundër i takon Olsit.

Ditën e sotme, nëna e Olsit feston ditëlindjen dhe dyshja kanë zgjedhur ta urojnë publikisht në këtë ditë të veçantë. Olsi ka publikuar në InstaStory një foto së bashku me të ëmën, krahas së cilës ka shkruar:

“Gëzuar ditëlindjen e shtrenjta ime nënë, të do maçoku”.

Nga ana tjetër, partnerja e Olsit ka zgjedhur fjalët më të bukura për të uruar vjehrrën e saj.

“Gëzuar ditëlindjen lule, e festofsh 100 të tjera të bekuara! Me fat që të kemi!”, ka shkruar ajo.

Edhe një herë Violeta dhe Egli na dëshmuan mbi marrëdhënien e bukur dhe të ngushtë që kanë.

Më herët, Olsi Bylyku kishte të ftuar në emisionin e tij partneren, Egli Tako. Ata treguan për herë të parë me detaje historinë e njohjes së tyre, sepse asnjëherë më herët nuk kishin folur publikisht për këtë gjë.

Çifti rrëfyen se Lorenc Hasrama ishtë “cupidi”, që bëri të mundur që ata të njiheshin me njëri-tjetrin.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur