Teksa Rama njoftoi në faqen e tij në Facebook mbërritjen e disa dozave të tjera të vaksinës ruse Sputnik, Albin Kurti e ka refuzuar ofertën e tij. Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media folën për sigurimin e vaksinave. Kurti tha se situata rreth sigurimit të vaksinave për Kosovën është më delikate.

“Duhet ta kemi parasysh se Republika e Kosovës duke qenë se nuk njihet nga më pak shtete në botë, në mesin e së cilëve dy fuqitë e mëdha që janë edhe anëtare të Këshillit të Sigurimit, nuk e ka komoditetin e pranimit të vaksinave gjithandej siç po bëjnë disa shtete të tjera, por orientimi ynë është evropian dhe euroatlanik me shtetet të cilat na kanë njohur, andaj e kemi rezervën tonë e kemi skepticizmin tonë por njëkohësisht qëndrimin tonë të qartë karshi ofertave të ndryshme që mund të na vinë prej shteteve mosnjohëse e jasht Evropës”,-tha ai.

Në Kosovë deri më tani kanë arritur vetëm 24 mijë doza të vaksinave Astra Zeneca, si pjesë e programit COVAX.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur