E gjithë Italia bëhet zonë e kuqe për fundjavën e Pashkëve, ndërkohë që e hëna do të jetë me rregulla edhe më të rrepta në disa zona.
Në Campania, Puglia dhe Liguria, banorët nuk do të kenë mundësi të udhëtojnë drejt shtëpive të dyta e po kështu as qytetarët jorezidentë, ndërkohë që në Siçili dhe Sardenjë lejohet hyrja vetëm me rezultatin negativ të tamponit.
Ministria e Brendshme ka intensifikuar kontrollet në rrugë në një kohë kur në të gjithë botën rastet e Covid tejkalojnë pragun prej 130 milion.