Kryeminstri Edi Rama ka uruar Eni Vasilin live në studion e emisionit “Open” për shtatzëninë.
Rama u shpreh se i erdhi zili kur e dëgjoi që i ka binjake dhe vajza, megjithatë i uroi më të mirat. Ndërsa Vasili e konfirmoi për herë të parë publikisht se është në pritje të ëmbël.
Rama: Më vjen mirë që të shoh nga afër se doja të të uroja për pritjen. Të pata shumë zili kur dëgjova që ke dy dhe akoma më shumë që i ke vajza. Të uroj vetëm të mira.
Vasili: Është e vërtetë.
Rama: Eni ka dy vajza binjake që i pret. Kjo nuk është gënjeshtër e 1 prillit.