Kryeministri Edi Rama është shprehur se në pranverën e vitit të ardhshëm Shqipëria do e ketë mposhtur Covidin. Madje Rama nuk ngurroi të bënte dhe deklaratën se ne këtë betejë ne do të lëmë pas shumë vende të BE-së. Nga ana tjetër ai tha edhe njëherë se vaksina kineze është e sigurt dhe se po përdoret nga disa oborre mbretërore dhe nga vetë Turqia.

Ndër të tjera Rama tha:

Kjo është një vaksinë që e bëjnë të gjithë kurorat e lindjes së Mesme. E bën gjithë Turqia. Do të kemi sezonin turistik të hapur, ja vazhdoni jo Ali Mehmeti, jo Ali Babai, jo Sali Babai. Një Ali Mehmet nuk ka peshën e një Turqie të tërë. Për pak ditë do të ulim fashën e vaksinimeve, do ta çojmë në 65 vjeç. Do krijojmë intensitet më të lartë të vaksinimeve. Po bëhen të gjitha listat e stafeve të hoteleve, janë targeti tjetër së bashku me punonjësit e fabrikave. Këtë punë do ta bëjmë më shpejt se vendet e BE. Në pranverën e vitit të ardhshëm, covid këtu tek ne do jetë një kujtim. E kemi fituar këtë betejë në tavolinë, do ta fitojmë edhe në trupin e njeriut.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur