Pjestarë të shoqërisë civile, qytetarë të thjeshtë, këngëtarë dhe personazhe të tjerë të njohur janë duke protestuar përpara bashkisë në Tiranë. Protesta është organizuar për t’i thënë stop vr a sjes dhe rrëmbimit të qenëve nga ana e punonjësve të Bashkkisë. Sipas tyre, kjo është një veprim i shëmtuar dhe i pafalshëm për këdo që e bën apo urdhëron.
“Mbrojtja e kafshëve është e rëndësishme për një komb, pasi vetëm kështu shoqëria ecën përpara dhe arrihet një frymë pozitve”, janë shprehur ata. Në protestë kanë qenë të pranishme Besa Kokëdhima, Dorina Mema dhe Roza Lati.