Një frut i vockël ka fuqinë të mundë viruset duke na përmirësuar imunitetin. Në një reportazh për “Vila 24” në “News24” specialisti i bimëve mjekësore, Ylli Merja ka folur nga një zonë në afërsi të malit të Dajtit për vlerat e trëndafilit të eg ër.
Në bashkëbisedim me moderatoren Androniki Kolka, Merja e cilëson trëndafilin e eg ër si një depozitë të vitaminës C.
Duke treguar konkretisht para kameras si realizohet një pije freskuese me këtë bimë, thotë se duhet bërë kujdes në përzgjedhjen e kokrrave që duhet të jenë të kuqe deri në ngjyrë vishnje, po jo të zeza pasi ato nuk kanë vlerat e dëshiruara.
Për pijen freskuese nevojiten disa kokrra trëndafil i eg ër, boronicë, mollë e egër dhe dëllinjë e zezë, shtohet ujë e mjaltë e lihet për pak ditë, duke marrë më pas pak nga pak ujë e duke e zëvendësuar me ujë të pastër.
Natyra duket se nuk është kursyer, mjaft të dimë se çfarë kërkojmë. Bashkë me pijen freskuese.
Ndërsa flet për këte bimë, ai vlerëson edhe përdorimin e farave. Sipas tij, farat rregullojnë kolesterolin e lartë në gj ak, mbrojnë zemrën, ruajnë mukozën e stomakut si edhe paretet e mëlçisë.
Me to realizohet vaji i farave të trëndafilit të eg ër i cili largon njollat kafe të pleqërisë, përdoret për trajtimin e melanomave, ushqen lëkurën dhe heq rrudhat falë vitaminës E që përmban.
Merja kërkon të tregohet kujdes në procesin e tharjes në hije, duke ruajtur kështu lagështirën që të kemi kokrra trendafili sa më të efektshme