Fation Kuqari është një ndër personazhet më të kërkuar dhe më të lakuar për momentin. Pas zhurmës së madhe që bëri në emisionin “Përputhen”, Fationi “pushtoi” çdo televizion dhe portale.
Ai çdo ditë publikon diçka të re dhe bën që njerëzit të flasin për të. Së fundmi Kuqari në Instastory ka publikuar një foto e cila pa dyshim që do ketë marrë qindra “screenshote”.
Ashtu si nuk e kishim parë ndonjëherë dhe as na kishte shkuar mendja që do të bënte këtë ndryshim, Fationi shihet i qethur tullac.
Si duket Fationin e ka kapur një vit me vonesë trendi i karantinës, i cili bëri që të gjithë meshkujt shqiptarë të qetheshin “zero”.
Epo, çfarëdo ndryshimi që Fationi të bëjë vajzat do vazhdojnë të “çmenden” njëjtë për të.