Duke nisur nga dita e djeshme, pensionet janë indeksuar në masën 2.7%. Vendimi i qeverisë prek të gjitha kategoritë e pensioneve dhe shtesa do të fillojë të shpërndahet nga muaji prill e në vazhdim.
E përkthyer në shifra, rritja për një pension do të jetë ndërmjet 400 dhe 1200 lekë në lekë në muaj, ndërsa fondi i vënë në dispozicion mbërrin në 2.4 miliardë lekë.
Masa e indeksimit të pensionit miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, duke marrë në konsideratë shportën e ushqimeve ose nevojat bazike për një pensionist