Ditën e sotme një konkurrente e re u shtua në “Përputhen”, Gladiola Zenelaj. Ajo bëri një performancë shumë pro vok uese, duke marrë vëmendjen e të gjithëve, e sidomos të çunave.

“Unë jam Ola, jam 22-vjeçe. Jetoj në Tiranë, ku studioj dhe punoj. Studioj për shkenca politike dhe punoj në një kompani private, si agjente marketingu”, tha ajo.

Gladiola tha se ka disa pëlqime, një prej të cilëve dhe Giliani. Ky i fundit filloi t’i këndonte “Ngjyra e kuqe shumë i ngjan, është e veçantë. I çmendi krejt djemtë anë e mbanë, të gjithë duan ta kenë pranë por kot e kanë se zemrën Gilit ka për t’ia dhënë”, pasi dhe vajza ishte veshur me të kuqe.