Një ngjarje ende e pazbardhur ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Sarandës. Gjergji Pirro, 50 vjeç, biznesmen, ka rënë pa ndjenja në tokë në momentin që lëvizte në shëtitoren e qytetit.
Ai është konstatuar nga njerëzit që qarkullonin në këtë orë në këtë zonë, duke nxjerrë shkumë nga goja.
Menjëherë është bërë transporti i tij fillimisht në spitalin e Sarandës dhe më pas me helikopter në drejtim të Tiranës. Shkak i parë dyshohet të jetë hemoragjia cerebrale.
Pirro, banor i fshatit Metoq, bashkia Sarandë, është prind i dy fëmijëve. Ai është biznesmen në këtë fshat dhe merret me tregtinë e materialeve të ndërtimit.