Rama është përballur me disa të vërteta ditën e sotme në Shkodër, teksa ka takuar disa të moshuar që po merrnin vaksinën antiCovid. Në palestrën e një shkolle, ai është takuar me një të moshuar që i ka kërkuar shpjegim për aparaturën e veshëve dhe të syve në spitalin e Shkodrës. I moshuari ka kërkuar që të bëhet diçka pasi aparatura ka që prej 30 vjetësh.
Mirëpo, Rama e ka “përcjellë” të moshuarin duke thënë se gjithçka do bëhet hap pas hapi dhe se tani për tani është i fokusuar tek vaksina.
Pjesë nga biseda:
Qytetari: Në Shkodër aparatura e syve dhe e veshëve është e para 30 vjetësh
Rama: Hap pas hapi
Qytetari: Hap pas hapi?
Rama: Bej vaksinën njerë tani, dhe jemi në rregull njerë me vaksinën.