Fifi është një nga këngëtaret më të suksesshme të momentit. Artistja e njohur brenda një kohe shumë të shkurtër arriti të depërtojë në tregun muzikor shqiptar dhe sot është ndër këngëtaret e preferuara të publikut.
Dita e sotme është e shënuar për këngëtaren, sepse ajo feston ditëlindjen e saj.
Fifi bën sot 27 vjeçe dhe mesazhet e urimit për të kanë qenë të shumta nga kolegë, fansa e persona të afërt
Për këtë ditë të veçantë, Fifi ka publikuar një vepër të punuar nga një ndjékës i saj dhe përkrah ka shkruar:
“31.03.1994 ❤ 31.03.2021”.
Mirëpo, ajo sot ka publikuar një foto e pamja e saj ka lënë pa fjalë të gjithë. Me këtë veshje Fifi shfaqet mahnitëse.
Kujtojmë se së fundmi Fifi ka publikuar këngën “Maniak i dhímbjes”, për të cilën bashkëpunoi me ish-konkurrentin e “Për’puthen”, Fation Kuqarin.
Kënga është një bàladë e ndjerë dashurie dhe brenda një kohe të shkurtër arriti 1 milion klikime në Youtube.
Fifi dhe Fationi shfaqen bashkë shumë të afërt në videoklip dhe ky projekt u bë shkàk që dyshja të përfliteshin për një lídhje dashurie.
Teksa thàshethémet për ta vazhduan të përhapeshin kudo për javë të tëra, Fifi sqaroi disa ditë më parë se Fationin e ka thjesht shok të mirë dhe asgjë më tepër.
“Cfarë e ke Fationin, përveçse pjesëmarrës në videoklip?”, e pyeti dikush nga ndjékësit.
“E kam thjesht shok dhe e falenderoj shumë që ka qenë pjesë e projektit që po nxjérr. Faleminderit toto.”- është përgjigjur ajo.