Teksa të gjithë mendonin se Jasmina dhe Andi do të dilnin çift nga “Për’puthen”, ata i habitën të gjithë në takimin e tyre të fundit. Edhe pse në fillim i bënë dhurata njëri-tjetrit, më vonë Andi bëri një deklaratë shumë të papritur.
Ai u shpreh se ka nevojë për hapësirë dhe se ky vendim nuk ka lidhje vetëm me Jasminën, por edhe me disa gjëra personale. Madje më vonë gjatë këtij takimi, Jasmina i tha atij se biseda mes tyre ishte shumë e shëmtuar.
Duket se djali nga Kosova u prek nga fjalët e saj dhe vendosi që të largohej na aty. Më pas u transmetua një pjesë pas largimit të Andit, ku Jasmina u shfaq si ku rrë më parë e për lo tur.
Tashmë të gjithë e kanë kuptuar se Jasmina ka ndjenja për Andin. Por çfarë mendon mamaja e saj për të? Gjatë takimit, Jasmina preferoi të mos ia tregonte, duke thënë se mamaja e saj ka mendim të mirë për Andin por ajo s’do që ta pranojë.
Por mesa duket mamaja e konkurrentes ka folur së fundmi në videon live të së bijës, duke treguar mendimin për Andin që me siguri ai s’e ka pritur.