Qeveria ka vendosur të ndihmojë financiarisht familjen e Dë shmorit të Atdheut, Arjan Sala. Në Fletoren Zyrtare thuhet se qeveria ka vendosur dhënien e shumës një milion lekë për ta, me propozim të kryeministrit Edi Rama.

Njoftimi:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës; të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr. 137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:1. Dhënien e ndihmës financiare, në shumën 1 000 000 (një milion) lekë, familjes së Dëshmorit të Atdheut Arjan Sala, i cili humbi jetën gjatë ndërhyrjes për shpëtimin e jetëve të personave të rrez ikuar nga zja rri i r ënë në mjediset e tij të punës, në datën 24 mars 2021. 2. Efekti financiar, sipas pikës 1, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2021. 3. Ngarkohet Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. E.L

Burimi: “Abc News”