Moti i qëndrueshëm dhe me diell do të na shoqërojë gjatë gjithë kësaj javë deri ditën e premte, ku priten shtimi i vranësirave dhe reshje shiu në të gjithë vendin.
Drejtuesja e zyrës operacionale pranë MeteoAlb, Lajda Porja ka bërë me dije se reshjet e shiut do të jenë prezentë edhe gjatë fundjavës në vendin tonë.
Ndërkohë temperaturat do të vijojnë të jenë të larta, në vlerat 21 deri në 22 gradë.
“Masat ajrore të qëndrueshme do të na shoqërojnë gjithë këtë javë, Dita e premte pritet që të sjellë vranësira dhe një pjesë e mirë e territorit të përfshihet nga reshjet e shiut. Gjithashtu fundjava e shtuna dhe e diela pritet që të jenë nën mbizotërimin e reshjeve të shiut.
Sa i përket temperaturave të ajrit ka pasur rritje të ndjeshme deri të enjten do të kemi mot me temperatura të larta nga 21 deri në 22 gradë.
Era do të jetë mesatare. Ndërkohë e premtja dhe e shtuna pritet që të sjellë një fuqizim të erës”, është shprehur Porja