Jasmina dhe Andi janë dy prej konkurrentëve më të komentuar të emisionit “Për’puthen” të cilët shfaqën afrimitet të madh me njëri-tjetrin që në fillim.
Së fundmi dyshja duket se kanë thýer rregullat e këtij formati. Në foton e siguruar nga ”Gazeta Expres” ata shihen së bashku në një shisha bar në Pejë të Kosovës.
Në rregullat e emisionit thuhet se konkurrentët nuk mund të takohen jashtë programit
Kujtojmë se mes tyre u shkëmbyen edhe puthje në buzë, teksa e para që e theu akullin ishte Jasmina, duke u çuar për ta puthur Andin në mes të emisionit.
Jasmina u pa shumë e emocíonuar pas puthjes me Andin dhe gjithashtu i konfirmoi Arjanit se kishte përjetuar aq shumë emocíone, sa kishte nisur të dridhej prej tyre.
Ajo e ka pranuar që prej fillimit tërheqjen për Andin dhe duket se ky pëlqim po i kthehet në ndjenjë më të fortë.
Puthjet kanë vazhduar të jepen, ndërkohë që të gjithë dyshòjnë se ata mund të jenë të lídhur me njëri-tjetrin.
Për t’i vërtetuar Jasminës se është serioz në njohjen me të, Andi deklaroi më herët që është vetëm për Jasminën në emision, ndërsa kjo e fundit tha se do të vazhdojë edhe takimet me djemtë e tjerë, pasi nuk ka ende aq shumë siguri nga Andi për të marrë edhe ajo të njëjtin vendim.
Ndërsa sot Jasmina bëri një veprim tepër romantik për të dashurin e saj Andin në emision teksa i dhuroi një plakadë të certifikuar nga NASA që ia kishin ngjtur një ylli emrin e Andit dhe në të kishte koordinatat e sakta që yllit.