Është e vështirë ta kesh në skenë, por jo sepse ai është personazh i vështirë. Thjesht sepse është Adi Krasta. Ama jo të jetë para fëmijëve, sepse në këtë natë të parë të edicionit të katërt të Piter Panit, Adi Krasta ka ardhur me shumë dëshirë. Për të qenë përballë tyre…
Siç tha ai sonte, ftesën për të qenë para gazetarëve të së ardhmes, e ka pritur me shumë kënaqësi. Dhe po me aq kënaqësi ndau me ta edhe disa sekrete të jetës profesionale dhe personale.
Ndër të tjera, Adi u përpoq t’u përgjigjej pyetjeve pikante të fëmijëve, mes të cilave edhe asaj për këshillën e të atit.
Gjatë diskutimit me ta, përballë pyetjes për këshillën e të atit “Cila është ajo këshillë e artë që të ka lënë babai yt dhe që ti ua ke transmetuar edhe fëmijëve të tu?”, Krasta tha:
“Përballë pyetjes që Alma Sula ia ka bërë tim eti vite më parë, ai ka thënë: “Të jetë njeri i mirë. Kështu u përgjigj dhe kjo është lu fta që bëhet në një jetë të gjatë”, – tha Krasta duke shtuar: “Kam një përshtypje, që edhe prindërit e vajzave dhe të djemve, sikurse ne dhe në breza të ndryshëm, në thelb, duan që të inj ektojnë lu ftën e së mirës dhe së keqes, ku padyshim duhet të triumfojë e mira”.