Mbrëmjen e sotme në “Dua të të bëj të lumtur” ishte i ftuar komandanti i UÇK-së, Sheremet Jashari. Gjatë kohës së luftës së Kosovës ai ka pasur në drejtimin e tij një grup usht arësh të cilët ranë në pritë nga ushtria serbe.
Një ndër ta ka qenë dhe ush tari Bashkim Shkodra. Të dy e mendonin të vd ekur njëri-tjetrin dhe sonte u takuan për herë të parë pas 21 vitesh.
“Jo nuk më besohet që ky është gjallë. Komandanti im! Respekte komandant! Më falni shumë për emocionin, jo jo…më falni! Unë nuk iu besoj syve të mi tani. Zoti është i madh”, tha ush tari Shkodra.
“Unë s’kam qenë kurrë më i lumtur se sot që po e shoh ush tarin tim gjallë. Për 21 vite nuk e kam ditur ku është. Kam menduar se është i vde kur”, u shpreh komandanti.
Us htari Shkodra ishte plagosur rëndë gjatë luftës dhe kishte marrë dy plumba, njërin prej të cilëve e ka akoma në trup, pasi nxjerrja e tij do e paralizonte. Shokët e luftës e kishin sjellë në Shqipëri që të rikuperohej. Përgjatë këtyre viteve ai kishte pasur një jetë shumë të vështirë. Për shkak të plagës nuk mund të punonte dhe problemet ekonomike i ishin shtuar.
Programi “Dua të të bëj të lumtur” në bashkëpunim me Fondacionin Humanitar “Golden Eagle” e ndihmuan ush tarin duke i lidhur një pension për 1 vit të tërë.