Një ndër konkurrentet e “Përputhen +40” është Luljeta Nallbani. Ajo është 62 vjeç dhe jeton në Fier. Luljeta tërhoqi vëmendjen që ditën e parë, sepse është pa komplekse dhe pavarësisht moshës bën palestër për të pasur një jetë sa më aktive. Përsa i përket partnerit, ajo u shpreh “E dua pa flokë se do ta qeth dhe vetë kokën”.
Roland Causha erdhi sot në Përputhen për të shprehur pëlqimin e tij për Luljetën. 63-vjeçari tha se i pëlqen se është pa komplekse, pëlqen udhëtimet dhe kërcimet.
“Po të më njohë Luljeta nuk do të heqë më dorë nga unë. E kam parë emisionin dhe kam kuptuar që tipi im me tipin e asaj përshtaten”, tha ai.
Mirëpo, Luljeta e refuzoi dhe tha se nuk është dakord që ai t’i bashkohet “Përputhen”.
“Me gjithë respektin që kam, jo. Mos të të ngelë qejfi”, u përgjigj Luljeta.