Fjolla Morina dhe Fisnik Syla janë zyrtarisht të martuar! Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë këngëtarja me anë të disa postimeve në Instagram.
Fisniku i ka bërë një propozim madhështor me trëndafila dhe shampanjë në Maldives. “Fjolla të dua, do të martohesh me mua?”, ka shkruar ai.
Fisniku është ulur në gjunjë dhe i ka vendosur unazën në gisht. “Unë thashë po”, ka shkruar Fjolla krahas postimeve, ku mes të tjerash shihet duke u puthur dhe përqafuar me partnerin
Në disa postime të tjera ajo shihet duke pirë shampanjë pranë partnerit. “Zyrtarisht të martuar”, ka shkruar Fjolla.