Gjatë ditës së sotme kryeministri Edi Rama prezantoi programin e PS për Shërbimet për Qytetarët dhe Biznesin.
Si në çdo takim tjetër ai vazhdoi propagandën për të bindur qytetartë për të marrë mandatin e tretë, duke bërë premtimet e rradhës për zgjedhjet elektorale të 25 prillit.
Rama deklaroi se në vendin tonë ka nisur ardhja e punëtorëve të huaj.
Ai tha se janë ata që po zënë vendet e punës në Shqipëri dhe nuk harroi të ironizonte me të papunët shqiptarë, duke thënë se duan punë duke qëndruar në kafe.
Ka nisur ardhja e punëtorëve të huaj në një vend ku shumëkush, ndër ata që thonë se duan punë duke qëndruar në kafe, ka vende pune që po i marrin të huajt. Nuk ndodh vetëm në Shqipëri.